Vetëm 1 futbollist i Cityt nuk duartrokiti Liverpoolin në ‘Korridorin e Nderit’

 Vetëm 1 futbollist i Cityt nuk duartrokiti Liverpoolin në ‘Korridorin e Nderit’

Liverpooli mbrëmë luajti kundër Manchester Cityt me këta të fundit që respektuan ‘Të Kuqtë’ duke ia bërë ‘Koridorin e Nderit’ pas shpalljes kampion të Premier Ligës.

Por, ishte vetëm një lojtar që nuk iu bind urdhërit që kishte thënë Guaridola dhe nuk duartrokiti fare skuadrën e Liverpoolit, derisa ata po hynin në fushë, shkruan Reporteri.net.

Bëhet fjalë për Bernardo Silvan, i cili po mbante një gotë në dorë dhe po shikonte me një lloj zëmerimi lojtarët e Liverpoolit.

Silva në këtë ndeshje nuk ishte startues dhe u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të në vend të Raheem Sterling.

Ndryshe, City në ndeshjen e mbrëmshme ishte superior ndaj Liverpoolit ku ‘Qytetarët’ fituan me rezultat të thellë prej 4-0.

LAJME TË TJERA