Vetëvendosje me në krye Visar Korenicën për pak t’i “kapërdijë” e vetme AAK-në, PDK-në dhe LDK-në së bashku!

 Vetëvendosje me në krye Visar Korenicën për pak t’i “kapërdijë” e vetme AAK-në, PDK-në dhe LDK-në së bashku!

Para pak çastesh ka përfunduar edhe numërimi i fletëvotimeve në komunën e Rahovecit e ku është mësuar edhe rezultati preliminar i zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

Pas arritjes së numërimit të të gjitha kutive me vota nga çdo cep i territorit të komunës së Rahovecit del se Vetëvendosje të marr 9.941 vota ose kthyer në përqindje i bie të ketë siguruar 46.49% të votave, larg në pozitën e dytë radhitet subjekti që aktualisht udhëheq me komunën e Rahovecit AAK-ja me 4.272 vota apo kthyer në përqindje 19.98% të votave, pozita e tretë i takon PDK-së me 3.411 vota apo në përqindje i bie 15.95% të votave dhe në pozitën e katërt radhitet LDK-ja me 2.857 vota apo 13.36% të votave.

Rezultatet përfundimtare mund të jenë befasuese për shumë kë por jo edhe për qendrën e degës së Vetëvendosjes në Rahovec me në krye kryetarin e degës z.Visar Korenica e cila shumë kohë para fushatës është angazhuar për një fitore gjithëpërfshirëse duke u angazhuar që në secilin fshat të krijojë pikat e Vetëvendosjes ku angazhimi i madh bëri që në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje të dal me këto rezultate kaq bindëse tek popullata e komunës së Rahovecit.

Vetëvendosjes ju deshën vetëm edhe 2.8% që të fitoj e vetme ndaj tre subjekteve së bashku duke përfshi AAK-në, PDK-në dhe LDK-në në pako.

Një fitore kaq bindëse e lëvizjes Vetëvendosje në komunën tonë siç duket po sjell frymën e re sa i përket politik bërjes në vendin tonë, premtimet miliardëshe, liberalizimi i vizave e shumë premtime boshe që premtuan subjekte politike që ishin në pushtet për 20 vite nuk pinë më ujë tek qytetarët e Kosovës e as edhe atyre të komunës sonë. Prandaj qytetarët e komunës së Rahovecit se bashku me ato të republikës së Kosovës iu bashkuan subjektit që synon të luftojë krimin e organizuar, drejtësi në gjykatat tona, përmisimin e gjendjes ekonomike në vend, përmisimin e mirëqenies së qytetarëve të saj./RahovecPost/

LAJME TË TJERA