Veturat e parkuara vend e pa vend shkaktojnë tollovi në Gjakovë

 Veturat e parkuara vend e pa vend shkaktojnë tollovi në Gjakovë

Ka të tillë që parkojnë qëllimisht në vend jo të duhur veturat e tyre e ka edhe nga ata që kjo gjë nuk ju pengon aspak. Ngasësit e papërgjegjshëm po i japin pamje të tilla rrugëve pothuajse çdo ditë.

Një gjë e tillë bie në sy teksa kalon në rrugën “Nënë Tereza “ në qytetin e Gjakovës.

Ani pse në këtë rrugë njëra anë është e dedikuar për parkingje, në anën tjetër janë ngasëssit ata që po parkojnë veturat edhe në korsin tjetër të rrugëse.Edhe pse sipas rregullave të komunikacionit e kanë të ndaluar.

Ditëve të fundit është shtuar fluksi i pjesëmarrësve në trafik dhe kjo ka bërë që të krijohet edhe tollovi pasi që të shumta janë veturat që janë të parkuara në vende të ndaluara. Edhe në rrugë të tjera të qytetit qytetarët me veturat e tyrë po zënë vend kush ku po mundet.

E pikërisht parkimi pa vend i këtyre veturave krijon edhe tollovi në trafik, të cilin tash e një kohë është njëri nga problemet kryesore në qytet.Për këtë numër të madh të veturave të parkuara pa vend qytetarët prapa kamerës kanë thënë se presin nga organet kompetente që të marrin masa.

Për televizionin Syri zyrtarët e policor kanë thënë se nga e hëna qytetarët do të paralajmërohen për një aksion të policisë për të konfiskuar veturat e parkuara në vendet joadekuate. Si dhe do të bëhet gjobitja e personave që shkelin rregullat e komunikacionit.

Mbetet të shihet tash e tutje se aksionet policore sa do të jenë më funksionale, si dhe sa do të respektohet ligji dhe rregullat e komunikacionit. Poashtu qytetarët duhet të vetëdijesohen lidhur me parkimin e veturave ne vendin e duhur.Vlen të theksohet se në muajin qershor numri i tiketave në trafik ka shënuar rritje.

Sipas zyrtarëve policor të trafikut rajonal vetëm në këtë periudhë janë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba për kundërvajtësit në trafik.

LAJME TË TJERA