Visar Korenica me një lajm të mirë për qytetarët rahovecas dhe jo vetëm

Deputeti Visar Korenica në një postim të tij në facebook ka njoftuar për aprovimin e kërkesës së tij drejtuar ministres Albulena Haxhiu.

Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skënderaj (PAMJE)

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:

Lajm i mirë për qytetarët e vendit e në veçanti per komunat që aktualisht nuk kanë Noter në territorin e tyre.

Sot, Qeveria Kurt ka vendos që ta aprovoj kerkesën time paraprakisht të përkrahur nga ministrja Albulena Haxhiu për plotësim ndryshimin e ligjit për Noterinë e Kosovës, duke siguruar Noter të përkohshëm në ato komuna në të cilat nuk ka Noter. Pra, me këtë ndryshim do përfitojnë 9 komuna në Republikën e Kosovës në mungesë noterësh.

Kurti liron nga detyra një zëvendës-ministër

Plotësim-ndryshimi i ligjit krijon mundësi që një Noter të dërgohet apo t’i ndryshohet selia përkohësisht nga ajo e përcaktuar në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohen shërbimet e nevojshme Noteriale dhe pa vakume kohore, duke siguruar Noterin një herë respektivisht dy herë në javë.

E, kjo është e mireseardhur në veçanti për bujqit, ngase nuk do të kenë më vështirësi dhe kosto shtesë për përgatitjen e dokumentacionit për aplikim të subvencioneve dhe granteve në bujqësi.

I njejti pritet të arrijë shumë shpejt në kuvend për të marr mbështetjen nga deputetët.

Falënderoj ministren Albulena Haxhiu dhe stafin mbështetës të Ministrisë së Drejtësisë për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë të kësaj nisme legjislative.

Edhe njëherë po dëshmohet se Qeveria Kurti është duke u angazhur fuqishëm që të përmirësojë mangësitë ligjore të lëshuara nga qeveritë paraprake duke vë në funksion gjithë potencialin e saj në dobi të qytetarëve tanë.

Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skënderaj (PAMJE)