Vjedhje e rëndë në Rahovec – hajnat marrin para, stoli ari e armë

Një ankues ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij.

Të dyshuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës dje rreth orës 19:50, përmes dritares.

Nga shtëpia kanë marrë stoli ari në sasi të konsiderueshme, para të gatshme, një pistoletë me leje te tipit Berta cal-9 mm, dhe rreth 100 fishekë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori” bën të ditur policia.