Vjosa Osmani tregon kur mund të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

 Vjosa Osmani tregon kur mund të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Kuvendi i Kosovës njofton që Kryetarja, Vjosa Osmani u takua me ambasadorin e Belgjikës, Frederic Meurice.Osmani gjatë këtij takimi tha se rendi kushtetues dhe karakteri unitari i Kosovës janë të pacënueshëm dhe Kosova duhet të njihet me kufijt aktual, transmeton Gazeta Blic.

Kryetrja e Kuvendit thotë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet vetëm kur drejtësia t’i parprijë paqes e pajtimit.

Ky është njoftimi i plotë nga Kuvendi:Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë Frederic Meurice, ka falënderuar për ndihmën e deritashme dhënë Kosovë, me bindje se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe më tutje.

Kryetarja Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mirë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Rugova, që para shpalljes së pavarësisë së vendit.

U diskutua edhe për situatën politike në vend dhe procesin e dialogut më Serbinë. Kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual.Më tej, ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t`i paraprijë paqes e pajtimit.

Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmend mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit.Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën.

LAJME TË TJERA