Vodhi dy vetura për 30 ditë, arrestohet gjakovari

Në Gjakovë policia e Kosovës e ka arrestuar një person. I njejti dyshohet se vodhi dy vetura në dy raste të ndara.

Një veturë, i njejti dyshohet se e kishte vjedhur me 5 dhjetor si dhe tjetrën më 6 janar të këtij viti.

Policia personin në fjalë me urdhët të prokurorit e ka dërguar në mbajtje.

“Rr. Ali Hadri, Gjakovë 05.12.2022-16:55 Në lidhje me rastin, më 06.01.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në dy raste të ndara kishte vjedhur dy vetura pronë e dy ankuesve meshkuj kosovarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.