Vrasje e rëndë në Gjakovë mbrëmjen që shkoi

 Vrasje e rëndë në Gjakovë mbrëmjen që shkoi

Të premten rreth orës 20:00 është arrestuar një person në fshatin Nec të Gjakovës pasi që dyshohet se i njëjti me pushkë gjuetie e ka qëlluar për vdekje viktimën.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut, njofton Klan Kosova.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

LAJME TË TJERA