Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Vuçiq paralajmëroi vizitë në Kosovë, Kurti: Nuk do t’i jap leje, s’është i dëshirueshëm

Presidenti i Sebisë, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se në muajin qershor do ta vizitojë Kosovë.

Rreth kësaj, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejoj Vuçiqin që ta vizitojë Kosovën.

“Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe duke pasur gjendjen rrethanat në të cilat ndodhemi ai nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë dhe mbase kjo është arsyeja se ai që më shumë se dy vjet nuk e bën këtë kërkesë.

Nëse keni parasysh që personi thotë që masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës. Natyrisht që nuk do t’i japë leje.” – ka thënë Kurti ndër të tjera në Rubikon.

Ai tutje duke ironizuar ka thënë se “mbase më mirë të bëjë kërkesën, por pasi që e thashë këtë ai nuk do ta bëjë fare kërkesën”.