VV i përgjigjet Zemajt: Në Ligj as që flitet për rimëkëmbje ekonomike…

 VV i përgjigjet Zemajt: Në Ligj as që flitet për rimëkëmbje ekonomike…

Përkundër faktit se është proceduar disa herë në Kuvendin e Kosovës për t’u miratuar, Ligji për Rimëkmëbje Ekonomike po vazhdon të mbetet vetëm në letër, shkruan GazetaBlic.

Mosmiratimi i tij për të disatën herë ka ngjallur reagime të shumta, derisa debate të ashpra pati edhe mes pozitës dhe opozitës.

Ftesë tjetër që të votohet kjo projektligj e ka bërë sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ka deklaruar se në pakon për zbatimin e programit për Rimëkëmbjes Ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë.

“Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë”, ka shkruar Zemaj, duke u bërë thirrje deputetëve që ta votojnë pro.

Mirëpo, në këtë projektligj, Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk flitet për rimëkëmbje ekonomike. Deputeti i kësaj partie, Shpejtim Bulliqi për GazetaBlic ka deklaruar se edhe vetë ekzekutivi nuk ka qëndrueshmëri në këtë realicion, e as për t’i hapur rrugë miratimit të këtij projektligji.

“Ai projektligji është i pozitës, prandaj pozita duhet me i pasë numrat për me e kalu projektligjet e veta. Duhet t’i kenë vetë numrat ata, jo të kërkohet ndihmë nga ne. Ata po thonë që i kanë numrat, le te kalojnë pra. Flitet për Rimëkëmbje Ekonimike, por në realitet në atë s’ka kurrgjë që lidhet me rimëkëmbjen. Ata edhe vetë nuk janë të interesuar për me kalua ai projektligj.

Po të kishin qenë të interesuar për ta kaluar të projekligji, deri më tash e kishin kaluar. Ata po kërkojnë justifikim për mos me kaluar, pasi që as atyre s’po u konvenon kalimi i projkligjit të tillë. T’i bëjë vetë pozita numrat dhe ta votojnë”, ka thënë Bulliqi.

LAJME TË TJERA