Werderi interesohet për mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada

 Werderi interesohet për mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada

Mbrojtësi i majtë i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, mund të jetë pjesë e skuadrës së madhe gjermane Werder Bremen.

Learti për “GazetaOlle” ka konfirmuar interesim e disa skuadrave.

“Nuk ka diçka konkrete, por janë disa skuadra të interesuara, ndër to edhe Werder Bremen. Megjithatë, nuk kam nevojë të ngutem. Fillimisht jam duke punuar me përkushtim për t’u rikthyer me sukses në stinorin e ndërprerë për shkak të koronavirusit, e pastaj të mendoj për edicionin e ardhshëm”, ka thënë Paqarada.

Mbrojtësi 25-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës Sand’hausen, ndërsa hapat e parë si futbollist i ka marrë pikërisht te Verder Bremen, para se të kalonte te Bajer Leverkuzenit, e më pas te Sand’hausen

LAJME TË TJERA