Xhaka gjithnjë e më afër Romës

 Xhaka gjithnjë e më afër Romës

Granit Xhaka është gjithnjë e më afër Romës.

Sipas “gianlucadimarzio.com”, Granit Xhaka dhe Rui Patricio janë shumë afër që të bëhen lojtarë “Giallorossë”.

Sipas artikullit, Arsenali e ka ulur kërkesën e tyre fillestare prej 25 milionë funtesh dhe tani janë gati të pranojnë një ofertë prej 17.5 milionë eurosh për kartonin e Xhakës.

Sidoqoftë, Roma dëshiron ta reduktojë atë deri në 15 milionë në mënyrë që ta përfundojnë marrëveshjen.

Palët janë afruar drejt marrëveshjes dhe arsye për këtë thuhet të jetë dëshira e madhe e Xhakës për tu menaxhuar nga Mourinho dhe për ta veshur fanellën e Romës.

LEXO EDHE:

FC Prishtina mund t’i luajë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve në Shqipëri?

LAJME TË TJERA