Xhiroja e 20’të e Superligës së Kosovës fillon sot, një ndeshje shumë interesante në program

 Xhiroja e 20’të e Superligës së Kosovës fillon sot, një ndeshje shumë interesante në program

Xhiroja e 20’të e Superligës së Kosovës fillon sot.

Arbëria dhe Prishtina do të takohen në fushën me bar sintetik në Ferizaj me fillim nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me dy skuadrat që tentojnë fitoren edhe pse kanë objektiva të ndryshme.

Arbëria vjen pas një humbje dhe një barazimi në fillim të pranverës, ndërkohë Prishtina është në seri prej 13-ndeshjeve rresht pa humbje në të gjitha kompeticionet.

Momentalisht, Arbëria është në vendin e gjashtë me 22 pikë, kurse Prishtina në vendin e tretë me 35 pikë.

LAJME TË TJERA