Yllit të Liverpoolit i vidhet Audi RS6 deri sa po e festonte titullin

 Yllit të Liverpoolit i vidhet Audi RS6 deri sa po e festonte titullin

Mesfushorit të Liverpoolit, Fabinhos, ia thyen hajnat shtëpinë gjatë kohës sa ai po e festonte titullin e Premierligës dhe ia vodhën disa gjëra të çmueshme.

Policia ka thënë se disa stoli të arit dhe një veturë e llojit Audi RS6 u vodhën gjatë grabitjes në shtëpinë e mesfushorit. Vetura më vonë u gjet në një qytet tjetër në Angli, Wigan.

Shtëpia dhe vetura tani janë duke u ekzaminuar nga Hetuesit e Skenave të Krimit dhe tashmë janë duke u grumbulluar pamje nga kamerat e sigurisë nga të gjitha zonat përreth.

Fabinho e zbuloi se i ishte grabitur shtëpia kur u kthye në shtëpi, disa orë pas fitores së Liverpoolit kundër Chelseat në Anfield, kur Liverpooli e mori trofeun e Premierligës në një organizim në stadiumin pa tifozë.

“Detektivët në Sefton janë duke kërkuar për informata pas një vjedhjeje në Formby”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Policia.

“Policia u thirr në një adresë në orët e hershme të së enjtes, kur banorët e gjetën shtëpinë e tyre të katandisur keq pas një vjedhjeje”.

LAJME TË TJERA