Zbulohen masat që do të zbatohen për mbajtjen e dasmave

 Zbulohen masat që do të zbatohen për mbajtjen e dasmave

Anulimi i dasmave për këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19 ka nxitur debate të shumta.

Madje pak ditë më parë është organizuar edhe një protestë nga këngëtarët dhe gastronomët që kërkonin rifillimin e dasmave dhe ahengjeve tjera.

Mbrëmë u tha që dasmat do të rifillojnë me 1 korrik, por sot kryeministri Hoti deklaroj se Qeveria ende nuk ka një vendim të prerë për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

Hoti tha se më 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe të hotelerisë do të takohen me Komisionin ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin Covid- 19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.

I pyetur për këtë Visar Demolli nga Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit, për Indeksonline u shpreh se ata kanë parë postimin e Hotit, por realiteti është që me 1 korrik do të fillojë 100% hapja e sezonit të dasmave.

“Po e pam si postim. Realiteti është që me datë 01.07.2020 fillon 100% sigurt hapja e sezonit te dasmave. Por ne e kemi publiku më herët si lajm shkaku që duhet me u përgatit pronarët e restoranteve me sistemin e përgatitjeve të stafin shërbyes etj”, u shpreh Demolli për Indeksonline.

Tutje ai ka treguar edhe për masat që do të ndërmerren gjatë dasmave dhe ahengjeve, duke deklaruar se në secilin organizimi do të ketë tunel dezinfektues , dezinfektime në para hyrje të restoranteve dhe dezinfektime duarsh nëpër tavolina.

“Masat që janë parapa janë: Tuneli dezinfektues , dezinfektimet ne parahymje të restoranteve , dezinfektime duarsh neper tavolina, kamerierët me doreza pambuku , etj në kuzhina masat janë të arsyeshme dhe me kujdes për pranimin e mallrave dhe shërbimin e tyre”, tha Demolli.

Ndërkohë, lajmin për rifillimin e dasmave dhe ahengjeve e kanë mirëpritur edhe artistët.

LAJME TË TJERA