Zbulohet arsyeja e prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV-së në Dragash

 Zbulohet arsyeja e prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV-së në Dragash

Janë zbuluar detajet që çuan deri në prishjen e koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Dragashit.

Sipas burimeve të Paparacit, shkaku i prishjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ishte drejtoria e Arsimit.

Në marrëveshjen për koalicion të arritur në nëntor të vitit të kaluar, drejtoria e Arsimit ishte e paraparë t’i përkiste VV-së. Mirëpo, sipas burimeve të Paparacit, LDK-ja i ka rënë pishman, duke ia propozuar një drejtori tjetër.

Sipas marrëveshjes së parë të arritur mes dy partive, palët u pajtuan që nënkryetari do të emërohet nga radhët e Vetëvendosjes. Kryesuesi i kuvendit komuna, dy këshilltarë, dy drejtori do t’i përkasin VV-së.

Ndërsa, sipas kryetarit të komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, tha se gjatë ditës kanë zhvilluar takim me VV-në, dhe se oferta bashkëqeverisëse nuk ka ndryshuar.

Ai tha për Paparacin se Lëvizja Vetëvendosje nesër do t’i japë përgjigje përfundimtare Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse do të vazhdojë koalicionin në Dragash.

“Mbrëmë e kemi pasë një takim, ata kanë thënë se na kthejnë përgjigje definitive sot. Oferta e njëjtët Kryesusi i kuvendit, dy drejtori dhe nënkryetari, dy këshilltarë”, u shpreh ai.

Tutje, Xheladini tha se me shumë dëshirë do të vazhdojnë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë mund të shtirem të them se nuk kemi nevojë, por na kemi nevojë për ta. Me dëshirë do të qëndronim në koalicion me VV-në”, u shpreh tutje ai.

Përmes një komunikate për media para një jave, Lëvizja Vetëvendosje, dega në Dragash, njoftoi se ka vendosur që arriti bashkëpunim qeverisës me LDK-në, që të mos jetë pjesë e ekzekutivit lokal.

Këtë vendim, VV-ja tha se e mori pasi nuk pa ndryshim te dega e LDK-së në Sharr.

LAJME TË TJERA