Zemaj e pranon se kufizimet e qeverisë s’po kryejnë punë: Rastet dhe viktimat po shtohen!

 Zemaj e pranon se kufizimet e qeverisë s’po kryejnë punë: Rastet dhe viktimat po shtohen!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit korona nuk po respektohen, për çka siç ka thënë ai, rastet pozitive dhe ato të vdekjeve po rriten.

Në një postim në Facebook, i pari i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre, pasi sipas tij, në të kundërten rastet s’do të bien.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë. Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!.

LAJME TË TJERA