Zemaj “kërcënoi” me gjoba qytetarët që s’i bartin maskat me familjarë në vetura, por vetë s’e bart në autobus me plot qeveritarë

 Zemaj “kërcënoi” me gjoba qytetarët që s’i bartin maskat me familjarë në vetura, por vetë s’e bart në autobus me plot qeveritarë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në disa konferenca për medie është shprehur se bartja e maskave mbetet obligative për çdo person në veturë me familjarë. Kjo, për të parandaluar përhapjen e virusit korona, shkruan GazetaBlic.

“Pa marrë parasysh edhe nëse janë të së njejtës familje, dikush mund të jetë potencialisht shpërndarës i infeksionit”, pati thënë Zemaj në konfercën kur edhe u liruan masat e fundit.Ministri Zemaj pati paralajmëruar edhe gjobat nësë një gjë e tillë nuk do të merrej parasysh.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse në një automjet udhëtimi është më shumë se një person maska është e obliguar.Mirëpo, i pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka rënë në kundërshtim me atë se çfarë ka thënë, duke bërë kështu që të bie ndesh edhe me vendimet e MSH-së.

Ai vetë s’e ka vendosur maskën, e po ashtu s’e ka mbajtur as distancën, në autobusin me plot qeveritarë, mjet ky me të cilin shkoi delegacioni kosovar në mbledhjen e mbajtur mes dy qeverive shqiptare në Tiranë.

Në një foto të realizuar së bashku, përveç Zemajt, shihet edhe kryeministri Hoti, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe zyrtarë tjerë të shtetit, të cilët s’i përfillin masat anti-covid.

Për këtë veprim të qeveritarëve kanë reaguar edhe ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët edhe kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti.“Qeveria e Kosovës sot gjatë udhëtimit me autobus na ka treguar se kështu duhet shkelur ligji nga ata që kanë pushtet.Pa maska, pa distancë. Ndërsa qytetarët duhet dënuar kudo që i zeni në rrugë, në veturë dhe kudo që nuk vendosin maska dhe nuk respektojnë distancën. Nëse ka një pikë ndërgjegje, kjo qeveri do të duhej sonte të jepte dorëheqje”, ka deklaruar ish-deputeti i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

LAJME TË TJERA