Zhdrella: Jam intervistuar nga prokuroria për akuzat e kurdisjes ndaj Drenicës

 Zhdrella: Jam intervistuar nga prokuroria për akuzat e kurdisjes ndaj Drenicës

Prokuroria zyrtarisht i ka nisur hetimet për ndeshjen Llapi vs Drenica, që e fituan këta të fundit 0-2.

Të dielën, 24 orë pas ndeshjes, hetuesit i kanë intervistuar llapjanët, Zhdrellë dhe Osmanin, por edhe sekretarin, shkruan GazetaSheshi.

Por së pari ka qenë sekretari i klubit Muhamet Rexhepi ai i cili e ka mohuar se ka pasur zënka me Zhdrellën e Osmanin, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Por sa i përket intervistimi në prokurori për ‘Klan Kosova’ e ka konfirmuar edhe Zhdrella.

Zhdrella tha se “na kanë intervistu edhe ju kemi tregu që e s’ka pas kurdisje”.

LAJME TË TJERA