Zhduket një person nga Malisheva, vuan nga depresioni

 Zhduket një person nga Malisheva, vuan nga depresioni

Një person ka raportuar në Polici se djali i tij dy ditë më parë kishte shkruar në punë në Fushë Kosovë dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas ankuesit, viktima është me terapi mjekësore për shkak të depresionit.

Sipas Policisë, nuk dihet vendndodhja e viktimës.

“Ankuesi mashkull kosovar më datë 27.08.2020 ka njoftuar se djali i tij më datë 26.08.2020 kishte shkuar në punë në Fushë Kosovë dhe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas ankuesit, viktima është me terapi mjekësore për shkak të depresionit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LAJME TË TJERA