Zhvillime të papritura: Presidenti Thaçi takohet me Veselin dhe Haradinajn

 Zhvillime të papritura: Presidenti Thaçi takohet me Veselin dhe Haradinajn

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar sot në mëngjes.

Takimi i treshes ka zgjatur me tepër se një orë dhe ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Takimi është zhvilluar në njërin prej restoranteve në kryeqytet.

Rikujtojmë se Gjykatës Speciale i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë për të vendosur rreth akuzave ndaj Thaçit e Veselit.

Brenda dy ditë specialja duhet të vendos për konfirmim apo jo të aktakuzës, raporton Indeksonline.

LAJME TË TJERA