Zjarrfikësit e Rahovecit u dalin në ndihmë Klinës e Skënderajit pas vërshimeve

Pas vërshimeve të rënda që goditën Skenderajin dhe Klinën, Drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Besmire Bytyçi, njoftoi se njësiti i zjarrëfikësve të Rahovecit, mbrëmë u doli në ndihmë qytetarëve dhe ekipeve të emergjencave në Klinë e Skenderaj.

Bytiçi shkroi se edhe pse kanë kapacitete të vogla, zjarrëfikësit e Rahovecit janë në gjendje gatishmërie të intervenojnë kurdo e kudo që kërkohet ndihma e tyre.