Zjarri kaplon një shtëpi në Ferizaj, vdes një person

 Zjarri kaplon një shtëpi në Ferizaj, vdes një person

Një 66-vjeçar nga fshati Komogllavë i Ferizajit ka vdekur në shtëpinë e tij, e cila ishte kapluar nga zjarri.

Ndonëse forcat e rendit kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin, ai kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri ka ardhur nga cigaret e pa fikura të hedhura në

“Sot rreth orës 07:15 min. Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komogllavë nga një shtëpi banimi është duke dalë tym. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull, 66-vjeçar, i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, pas kontrollimit mjekësor të viktimës, është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se nga dëshmitarët dhe fqinjët është informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe kishte pasur edhe probleme shëndetësore. Madje, sipas tyre, edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë tyre, të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi”, thuhet në komunikatën e policisë.

LAJME TË TJERA