Zyrtare: Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ nuk mbahen këtë vit

 Zyrtare: Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ nuk mbahen këtë vit

Japonia ka konfirmuar se Lojërat Olimpike Tokoi 2020 nuk do të zhvillohen në këtë verë shkaku i coronavirusit.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me shefin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, që garat të shtyhen për verën tjetër.

“Pas bisedës telefonike mes presidentit të IOC-ut, Thomas Bach dhe kryeministrit të Japonisë, Abe, të dy janë pajtuar që Lojërat Olimpike Tokio 2020 të shtyhen për në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Japonisë.

Në njoftim nuk është bërë e ditur për datën, mirëpo që në javët e ardhshme do të mbahet edhe një takim për të finalizuar datën e Lojërave Olimpike

Japonia ka filluar t’i rikthehet normalitetit nga pandemia botërore, por kanë mijëra qytetarë të infektuar. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA