ZYRTARE: Malisheva nënshkruan me Xhevdet Shabanin

 ZYRTARE: Malisheva nënshkruan me Xhevdet Shabanin

Malisheva vazhdon të transferojë disa lojtarë me në moshë që t’i ndihmojnë lojtarët e rinj.

Pas disa transferimeve, Xhevdet Shabani është transferimi më i fundit për skuadrën e Arsim Thaqit, pas largimit nga FC Prishtina.

Komunikata e plotë e Malishevës pa ndërhyrje:

“Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë.

Karrierën si futbollist Shabani e filloi me Lepencin e Ferizajin për të kaluar te FC Drita e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te Teuta e Durrësit për sezonin 2014-2015. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, top klubin e atëhershëm të Superligës. Luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.

Një përvojë impresive si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar e po ashtu edhe në garat evropiane.

Superliga e Kosovës

Kategoria Superiore

Champions League

UECL Qualifiers

Superkupa e Kosovës”, shkroi klubi në komunikatë.

LAJME TË TJERA