ZYRTARE: Meda rikthehet në futboll dhe bëhet president i këtij klubi

 ZYRTARE: Meda rikthehet në futboll dhe bëhet president i këtij klubi

Këngëtari i njohur kosovar Mehdin Përgjegjaj i njohur për publikun si “Meda” është rikthyer sërish të jetë pjesë e komunitetit sportiv, raporton Gazetasheshi.com.

Në një dalje publike ai ka zyrtarizuar marrjen e Klubit Futbollistik “Hajvalia 2020”, klub ky i cili u formua pak ditë më parë.

Meda njoftoi se ka marrë përgjegjësitë për të qenë president i këtij klubi, derisa pranë vetës ka një projekt tejet të madh për ta realizuar.

“F.C Hajvalia 2020 ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë.

Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Më poshtë mund ta gjeni edhe prononcimin zyrtar të Medës si president i ri i klubit:

EKSKLUZIVE: 💥😍Të dashur qytetarë të Hajvalisë,Të nderuar sportistë,“F.C Hajvalia 2020” ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë.Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!

Posted by FC Hajvalia 2020 on Thursday, May 14, 2020

LAJME TË TJERA