“Zyrtare: Messi është futbollist i Cruzeiros”

 “Zyrtare: Messi është futbollist i Cruzeiros”

Tifozët e ekipit brazilian, Cruzeiro kanë përjetuar një “shok” të vërtetë mbrëmjen që shkoi.

Kjo pasi, për pak çaste, Messi ishte futbollist i skuadrës së tyre të zemrës, përcjell GazetaBlic.

Ashtu siç edhe mund ta paramendoni, ashtu edhe ndodhi. Hakerët sulmuan faqen e klubit nga “Bello Horizonte”, teksa në ballinë ishte lajmi se Messi është përforcimi i tyre i ri.

“Jam shumë i lumtur që gjendem në Cruzeiro.Është nder për mua që do të jem pjesë e ekipit të trajnerit, Enderson Moreiras. Shihemi së shpejti, nuk po më pritet të luajë në Mineirao Stadium!”, thuhet mes tjerash në deklaratën e rrejshme të argjentinasit.

Gjithsesi, përgjegjësit e faqes reaguan shpejt duke e larguar lajmin, porse për pak çaste, tifozët e Cruzeiros mbase kishin mbetur me gojë hapur.

LAJME TË TJERA