Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Zyrtarët policorë u sulmuan me shok-bomba në veri, nisin hetimet

Disa zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar me mjet shpërthyer sot rreth orës 02:00 gjatë natës në Mitrovicën e Veriut.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Ivo Llola Ribar”, te Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.

Rasti i iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar” ka ndodhur kur policët ndodhedhin në detyrë zyrtare apo në një pikë statike.

Sipas Policisë, dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është shok bombë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për këtë rast.

“Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces”, thuhet në njoftimin e PK-së, dërguar mediave.

“Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla”.