Burri dhe vjehrra ushtrojnë dhunë ndaj gruas në Rahovec, dërgohet në Spitalin e Gjakovës

Një grua nga Rahoveci ka raportuar në Policinë e Kosovës se burri dhe vjehrra e saj kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Ajo është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, raporton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.