Digjet një shtallë në Rahovec, shkakton dëme të mëdha

Në një shtallë në Rahovec mbrëmë rreth orës 01:00, ka rënë një zjarr i madh.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, ku janë djegur mbi 1600 balla ushqim dhe e kanë pësuar dy lopë dhe një viq.

Shkak i këtij zjarri ka qenë energjia elektrike.