Është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticioni me nënshkrimet e atyre që po kërkojnë tërheqjen e parave nga trusti.
Miratohet projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Konjufca abstenon
Pasi në Kuvend nuk kaloi ndryshimi i ligjit që do të mundësonte tërheqjen e parave nga trusti, me iniciativë të qytetarëve të cilët po i udhëheq Adnan Jashari, kana arritur t’i mbledhin mbi 21 mijë nënshkrime, më synimin që këtë çësshtje ta kthejnë prapë në Kuvend.
“Si iniciator i trustit me disa vullnetarë që na kanë ndihmuar për mbledhjen e nënshkrimeve kemi dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës ku presim që deputet të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e 30% të trustit. Gjithashtu kërkesa është edhe për sistemin pensional të kalohet në sistem të ri pensional”.
Ndërsa, Reshat Ramadani, vullnetar nga Gjilani, tha se ka pasur shumë interesim për peticionin në këtë qytet.
“Deputëtët e kuvendit të mos hezitojnë dhe ta ngrisin dorën pro trustin që lejon 30% të tërheqjes. Interesimi i qytetareve te Gjilanit ka qenë mjaft i madh por duke parë se ka qenë shumë vapë edhe ne kemi mbyllë brenda 3 dite. Por nëse kish zgjatë kishim do t’i kishim nxjerr afër 2 deri 3 mijë nënshkrime”, u shpreh ai.