Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë.
Dyshohet se dy persona janë lënduar me thikë dhe se të njëjtëve i është ofruar trajtim mjekësor.
Lajmin për Insajderin e ka konfimuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
”Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë, menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor”.
Borovci ndër të tjera tha se i dyshuari aktualisht gjendet në statcionin policor.
”Një i dyshuar që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor. Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci.