Java e ardhshme në Ligën e Parë, tejet e nxehtë

Na pret një javë e ardhshme fenomenale në Ligën e Parë.

Vëmendja do të jetë në “Jahja Danuza” me liderin Rahovecin që do të jetë nikoqir i Feronikelit 74.

Vreshtarët pas barazimit që e arritën sot konfirmuan se janë favoritët për t’u ngjitur në elitë, ndërsa me fitoren ndaj drenicakëve fundjavën e ardhshme, veçse do ta bënin edhe hapin e radhës.

Më poshtë të gjitha takimet.

Rahoveci – Feronikeli 74
Liria – Phoenix
Rilindja – Trepça
Istogu – Vëllaznimi
A&N – Drenasi