Kurti shpreh ngushëllime të thella për sulmin në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime viktimave që mbetën të vrarë nga sulmi në një shkollë në qendër të Beogradit.

Kurti ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë sulm që ndodhi të mërkurën në Beograd.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike.” – ka shkruar Kurti.

Për këtë rast, ngushëllime ka shprehur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se 14 vjeçari ka vrarë me armë zjarri nëntë persona. Në Serbi janë shpallur tri ditë zie për këtë rast.