Lëndohet rëndë një person, u vetaksidentua me veturë në sheshin e Therandës

Një person është lënduar rëndë pasi është vetaksidentuar me veturë mbrëmë pasmesnate në sheshin e Therandës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta, kur vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë e pastaj është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

“Pasi ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, i njëjti ka refuzuar trajtimin e mëtejshëm aty. Lëndimet konsiderohen të jenë të rënda”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se përveç lëndimeve trupore, janë shkaktuar edhe dëme materiale dhe dëmtim i pronës publike.