Mekanizmi mbikëqyrës për Gjykatën Speciale, Haxhiu shpalos detaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur në lidhje me krijimin e mekanizmit mbikëyqrës për Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se kjo çështje ende po diskutohet. Haxhiu ka kritikuar edhe qëndrimin e kryetares së Speciales, e cila kishte thënë se Kuvendi nuk mund ta kontrollojë një gjykatë.

Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”

“Pas vizitës së Konjufcës dhe unë që isha në Hagë, kjo çëhtje po diskutohet dhe ende nuk mund të them cila është zgjidhja. Por jemi në diskutime me institucionet për ta adresuar këtë çështje. Është e paprecedent që një institucion siç është Gjykata Speciale nuk ka asnjë mekanizëm tjetër që e mbikëqyr punën. Konjufca asnjëherë nuk ka thënë se kontrollin duhet ta bëjë qeveria ose kuvendi, por një mekanizëm që konsiderohet se ka kredibilitet”, tha Haxhiu, raporton Nacionale.

Ajo foli edhe për rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të DIck Martyt.

“Qeveria e Kosovës mirëpret çdo lloj diskutimi për raportin e Dick Martyt. Për neve është e rëndësishme të drejtat e qytetarëve tanë në Hagë të respektohen. Arsyeja pse po e them këtë është se kemi pasur shqetësime se të drejtat e tyre po shkelen. Kam pasur shqetësime pas vizitës në Hagë”, tha Haxhiu.

Temperatura deri në 37 gradë e rrëbeshe shiu, moti për sot dhe fundjavë