Milani “shkollski” ndaj Napolit, gjysmëfinalja i buzëqesh

Një tjetër lojë e mençur e Milanit përballë Napolit. 

Kuqezinjtë triumfuan minimalisht 1-0 në sfidën e parë çerekfinale, për të bërë kështu një hap të madh drejt raundit të ardhshëm, përcjell 07 Press.

Bennacer realizoi në minutën e 40, golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide, në të cilën gjithçka shkoi mirë për nikoqirët, pak duke iu falënderuar edhe portierit Maignan.

Gjithsesi, ende asgjë nuk ka përfunduar, megjithëse shtatë herë kampioni ka kryer detyrën, atë që tifozët pritnin para duelit.

Dueli i kthimit dhe ai vendimtar zhvillohet pas një jave në “Estadio Diego Armando Maradona”.