Moderatori i RTK-së del me akuzë të rëndë kundër Izraelit, pastaj e fshin postimin

Moderatori i televizionit publik, RTK-së, Arton Mulliqi, e ka quajtur terrorizëm shtetëror atë çfarë po bënë Izraeli kundër organizatës terroriste Hamas.

Përmes një postimi në Facebook, Mulliqi tha se Izraeli po tenton të bëjë spastrim etnik duke i përzë palestinezët nga toka e tyre.

Luftimi i terrorizmit të Hamasit me terrorizëm shtetëror duke dëbuar e bombarduar edhe spitale, ka për qëllim krijimin e panikës, frikës dhe pasigurisë për të shpërngulur popullatën palestineze në Egjipt dhe në këtë mënyrë për të bërë spastrimin etnik dhe pushtuar edhe Gazën gradualisht“, kishte shkruar ai.

Tutje, Mulliqi tha se kushdo që solidarizohet me Izraelin në këtë përpjekje është kundër popullit hebre.

Por, moderatori më pas e fshiu postimin.