Polici e ngacmon seksualisht mjeken e QKMF`së – Inspektorati merr këtë vendim…

Një zyrtar policor dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një mjeke të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, të premten e 22 korrikut.

I njëjti dyshohet se e mbajti të mbyllur me forcë brenda zyrës së saj, mjeken e QKMF-në.

Rasti është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

​Kufijtë në Jarinje dhe Bërnjak i kthehen normalitetit

Në përgjigjen e tyre thuhet se rasti është raportuar me 22 korrik, për një ngacmim që ishte bërë nga një zyrtar policor.

“Duke ju referuar kërkesēs suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departament i Hetimeve me datë 22.07.2022, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se një qytetar ka raportuar një rast të ngacmimit ndërsa i dyshuar në këtë rast ishte një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Podujevë – DRP Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Insajderit.

Jasharaj – Nagavcit: Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku