Prishtinë: Djali kërcënon me vrasje nënën e tij

Një grua në Prishtinë është kërcënuar me vrasje nga djali i saj.

Viktima e ka raportuar rastin në polici pasi që gjithçka kishte filluar pas një mosmarrëveshje verbale.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është kanosur verbalisht me vrasje nga djali i saj i dyshuari mashkull , i cili është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.