Rahoveci mund të përfitojë shumë – publikon detajet e transferimit të Blesas te Prishtina

Gjatë ditës, Futbollikosovar.net transmetoi lajmin e Telegrafit për kalimin e yllit tët Rahovecit, Jalen Miller Blesa.

Futbollikosovar.net nga burime të sigurta ka mësuar se Rahoveci nuk do të mbesë pa asgjë në këtë drejtim.

Kjo pasi, skuadra nga “Jahja Danuza” mund përfitojë 20% nga cilado shitje e ardhshme e Blesas.

Ky i fundit ka klauzolë lirimi nga Prishtina 125 mijë euro, kurse kontratë 3-vjeçare.

Kjo do të thotë se, Rahoveci, që me mirëkuptim liroi futbollistin, mund të arkëtojë nëse ndodh ndonjë shitje e Blesas.

Me një matematikë të thjeshtë, një shitje e lojtarit anglez, minimalisht do të thoshte 25 mijë për Rahovecin, gjithmonë potencialisht.