1219 raste të reja me koronavirus në Kosovë

1219 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi, përcjell 07 Press.

Kongresi miraton Rezolutë për vëllezërit Bytyqi: Raporti SHBA-Serbi të varet nga zgjidhja e rastit

Tutje bëhet e ditur se përgjatë kësaj kohe nuk është regjistruar asnjë viktimë, fatmirësisht.

Para konfirmimit të rasteve, IKShPK ftoi qytetarët që t’i respektojnë masat, pasi situata ka filluar të përkeqësohet.