14 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra, për kamarierin nga Lugina e Preshevës, plagosi dy kosovarë

14 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra.

Ky është vendimi që ka marrë para disa ditësh Gjykata e Qarkut në Munchwillen për shqiptarin nga Lugina e Preshevës, i cili kishte plagosur dy shqiptarë nga Kosova.

Po ashtu, ai duhet t’i paguajë shpenzimet gjyqësore dhe dëmshpërblimin për viktimat në vlerë prej 130 mijë frangash.

Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2021, ku kishte pasur një përplasje në mes të autorit i cili në atë kohë punonte si kamarier, në lokalin Kulthaus në Rickenbach, shkruajnë mediat zvicerane.

Përplasja mes tyre kishte ndodhur për shkak të masave anti-COVID që ishin në fuqi