Arrestohen dy burra në Rahovec/ Nën ndikim të alkoolit shkaktuan aksident dhe kanosën e sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona në Rahovec.

Kjo, për shkak se të njëjtit pasi kanë shkaktuar aksident në trafik e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin dëmtuar telefonin viktimës mashkull kosovar i involvuar në aksident.

Dy të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe njëri prej tyre kur e ka kuptuar se do të dërgohet në mbajtje ka tentuar të arratiset.

Të njëjtit i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor.

“Rahovec 20.10.2022 – 15:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pasi kanë shkaktuar aksident në trafik e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin dëmtuar telefonin viktimës mashkull kosovar i involvuar në aksident. Të dyshuarit i kanë penguar, sulmuar dhe i kanë kanosur dy zyrtarë policorë, që kanë qenë duke u marrë me rastin e aksidentit. Dy të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe njëri prej tyre kur e ka kuptuar se do të dërgohet në mbajtje ka tentuar të arratiset. Si pasojë e rastit viktima dhe njëri nga zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në rapor.