Intervista e fundit e Donat Rrudhanit në gazetën zvicerane, Blick ka bërë bujë të madhe në Kosovë.
Futbollisti kosovar në një moment të intervistës ka potencuar se në Kosovë mund të luash nëse babai yt e njeh dikë – deklaratë kjo që bëri bujë në të gjitha mediat vendore dje.
Vikingur Gota, ekipi nga fshati me 656 banorë që po luan në kualifikueset e Conference League
Para pak çastesh, Rrudhani ka theksuar se kjo situatë ka qenë para 12-13 viteve e jo tani, pasi pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ka ndryshuar situata dhe ajo deklaratë nuk përkon me situatën e tanishme.
Ja reagimi i tij në rrjetin social, Facebook (pa ndërhyrje):
“Sqarim rreth intervistet time të dhënë për gazetën Zvicrrane “Blick„
Në lidhje me termin e përdorur se: në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai ytë ka të njohur dikë në klube, kam pasqyruar situaten e para 12-13 vitev në futbollin vendorë të Kosovës pjes e së cilit kam qenë edhe unë, prandaj situata e tanishme sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA normalisht që ka ndryshuar dhe rastet në klubet e Kosovës që kan ndodhur para 12-13 viteve nuk përkojnë me situatën e tanishme, ku kemi rritje të profesionalizmit ku ekipet tona si Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Ballkani etj. po përfaqsojnë dinjitetshëm dhe me plot sukses Kosovën në garat Evropiane.Andaj kërkojë nga mediat dhe opinioni sportiv qe intervista ime për gazën “Blick„ të mos marrë kahje tjetër apo të paraqitet në një menyr tjetër nga ajo qfarë kam thënë”, shkruan ai.
Vikingur Gota, ekipi nga fshati me 656 banorë që po luan në kualifikueset e Conference League
/GazetaBlic Sport