E FUNDIT: Vetëplagoset një person

Një person është vetëplagosur në Viti.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Një person është plagosur në këmbë me pushkë ajrore. Policia në vendin ngjarjes ka konfiskuar armën dhe disa diabolla. Rasti ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës dhe nuk ka ndonjë indikacion që ai mund të jetë plagosur nga dikush. Me rastin po merret policia”, ka thënë Osmani.

Bëhet e ditur poashtu se personi në fjalë është trajtuar në QKMF në Pozheran e pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Nga Prokurori i Shtetit rasti po cilësohet si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.