Kosova në nëntor luan miqësore ndaj Ishujve Faroe

Kosova dhe Ishujt Faroe kanë rënë dakord të zhvillojnë ndeshje miqësore në muajin Nëntor.

Ndeshja është konfirmuar nga pala mysafire tashmë, Dardanët do të presin Kombëtaren e Ishujve Faroe me 16 Nëntor në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përcjell FutbolliKosovar.net.

Ishujt Faroe janë një kombëtare e njohur për ne tashmë pasi kemi tre ndeshje të zhvilluara deri më tash e ku kemi triumfuar dy herë e njëherë jemi ndarë pa fitues.