07 Press sot raportoi për një vetaksident të rëndë trafiku që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Fshaj të komunës së Gjakovës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, përfshirë shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë kanë bërë të ditur se tre të rinjtë janë dërguar atje me lëndime trupore, ku shoferi është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa një tjetër është hospitalizuar në repartin e Kirurgjisë për trajtim të mëtutjeshëm.
E lëndime më të rënda mori një 19-vjeçar që ishte pasagjer në veturën e cila u shkatërrua plotësisht nga aksidenti. Gazeta mëson se ai është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak se ka këputur njërën dorë.
Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, duke bërë kështu që shoferi të humbet kontrollin mbi veturën dhe të përplaset anët mbrojtëse të Urës.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale. Nga Policia e Kosovës nuk janë deklaruar ende lidhur me rastin.
Defekt në gypin në Radostë të Rahovecit, mbi të u ndërtua një shtëpi pa leje