Rahovecasi e fyen, kanos dhe dhunon psiqikisht bashkëshorten në ditën e parë të Hardh Festit

Në Rahovec dje ka qenë festë për qytetin dhe jo vetëm, por jo edhe për një grua.

Kjo e fundit ka njoftuar policinë se është rrahur, fyer dhe kanosur nga bashkëshorti i saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 01.09.2023-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike , fyerje dhe kanosje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”