Shkrimet në portalet lokale në Rahovec, reagon Krasniqi: Jemi grupi më i madh, do ta mbajmë mbi supe opozitarizmin në komunë

Kreu i LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi është deklaruar pas shkrimeve në portalin lokal Rahoveci24.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi pohoi se partia që përfaqëson është grupi më i madh opozitar në Kuvendin Komunal dhe do ta bartë mbi supe opozitarizmin në Rahovec, përcjell 07 Press.

Tutje, ai ftoi për qetësi e maturi, sespe sipas tij, LDK në Rahovec ka konsistencë në veprimet e saj.

Më poshtë edhe postimi i plotë: